Flash News

KRYESORE

“Suksesi” që mund të penalizojë Arta Markun në garën për mandatin e kryeprokurores

“Suksesi” që mund të penalizojë Arta Markun në

Arta Marku, kryeprokurore e përkohshme, doli para Këshillit të Lartë të Prokurorisë në garën për një mandat kushtetues.

Përballë saj kandidojnë Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela, ky i fundit i cilësuar edhe si më figura më favorite.

E para që dolin para “qeverisë së prokurorëve” ishte vetë zonja Marku. Ndërsa shpalosi vizionin e saj, nisur edhe përvoja dy-vjeçare si kryeprokurore e përkohshme, Marku u fokusua më shumë te shfajësimi si drejtuese e organit qendror të akuzës, duke theksuar se gjatë kësaj periudhe ka konstatuar mangësi dhe për këtë nuk ka mundur të përmbushë pritshmëritë e opinionit publik.

Marku theksoi disa herë, si gjatë fjalës, ashtu edhe në përgjigje të pyetjeve, se kjo ka ardhur jo për shkak të saj, por prej kompetencave të munguara.

Ka qenë një periudhë e vështirë për shkak të reformës në zhvillim dhe mungesës së institucioneve kushtetuese që parashikoheshin të ngriheshin. Pritshmëritë e publikut lidheshin me çështje konkrete në hetim. Nga kompetencat e kufizuara nuk i kam realizoj pritshmëritë sepse hetimi është jashtë kompetencave të PP.

Askush nuk u kujdes që të sqarojë se roli i PP ka ndryshuar dhe nuk është i plotfuqishme që kishte në dorë gjitha, por me rol simbolik për sistemin në tërësi dhe me rol të munguar në hetimin e çështjeve konkrete, por kjo s’ka qenë për fajin tim e aftësive të mia profesionale, por për kompetencave ekzistuese dhe reformës në zhvillim e sipër. Sidomos KLP që merret me menaxhimin e burimeve njerëzore. Edhe nëse do rikthehesha pas në kohë nuk do bëja asgjë më ndryshe për këto arsye”, u shpreh Marku.

Megjithatë, ajo që ra në sy ishte edhe një pyetje e anëtarit të KLP, Bujar Sheshi, i cili e pyeti se si do të përballonte presionet politike gjatë punës së saj me mandat kushtetues.

Arta Marku në këtë rast, jo vetëm që foli në vija të përgjithshme dhe nuk iu përgjigj plotësisht pyetjes, por tha se gjatë këtyre dy viteve ka dëshmuar se nuk është varur nga politika, madje mori si shembull rastin e ish kryebashkiakut të PS në Vorë, Agim Kajmaku.

“Gjatë këtyre dy viteve kam punuar në kushtet e një presioni të madh politik, e mediatik me kompetenca të kufizuara në mungesë të plotë të institucioneve të reja kushtetuese për ushtrimin e funksioneve. Kam dëshmuar mjaftueshëm që nuk kam varësi nga politika, jam anatemuar për të kundërt sidomos për raste publike. Kur rastet janë zgjidhur e kam vërtetuar të kundërtën, i fundit për vendimmarrjen e sektorit të dekriminalizmit për kreun e bashkisë Vorë. Nuk është tregues i vogël dhe jo i varësisë politike. Kur isha në periudhë kandidimi dhe nuk kam vepruar e varur dhe për të arritur qëllimet e mia personale”, tha Arta Marku.

Mirëpo, ajo që duhet nënvijëzuar në këtë rast është fakti se rasti i Kajamkut nuk erdhi si hetim i drejtpërdrejtë i prokurorisë, e që sot Marku e “shiti” si sukses të saj për të treguar se nuk varet nga politika, por ishte e detyruar ta ndiqte pasi PD denoncoi publikisht shkeljen e Kajmakut dhe mos mosdeklarimi i dënimit të tij në Greqi për falsifikim dokumentesh në formularin e dekriminalizimit.

Më herët, u denoncua edhe fituesi i bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri, por ai dha dorëheqjen para mandatit.

Po ashtu, Arta Marku nuk ceku në asnjë moment dosjet e bujshme 339 dhe 184, lidhur me shitblerjen e votave, por tha se ka zgjidhur çështje që kanë të bëjnë me gjakmarrjen dhe hasmëritë.

Megjithatë, do të jetë Kuvendi i cili pasi të marrë listën me pikëzimet përkatëse të tre kandidatëve, do të kalojë në votim emrat, që pas 30 ditësh duke nisur nga nesër (e enjte), Shqipëria të ketë një kryeprokuror të përgjithshëm.

Pas shkarkimit si kryebashkiak, Prokuroria urdhër-arresti për Agim Kajmakun

Të fundit