Flash News

KRYESORE

Sulm me dronë në rafinerinë e përpunimi të naftës në Arabinë Saudite

Sulm me dronë në rafinerinë e përpunimi të naftës

Rafineria më e madhe e naftës në botë e zotëruar nga kompania Aramco në Arabinë Saudite u sulmua nga Rebelët Huthi të Jemenit në mëngjesin e sotëm.

Sulmi u krye me anë të dronëve dhe për pasojë u shkaktua një zjarr i madh i cili vuri në alarm shtetin saudit. Rafineria e naftës është ndër kryesoret për prodhimin e kësaj lënde dhe furnizimin në tregjet botërore.

Ministria e brendshme saudite tha përmes një deklarate se zjarret filluan pasi objektet ishin "në shënjestër të dronëve. Agjencia Shtetërore saudite e shtypit tha se autoritetet akne nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

Kompania Saudi Aramco e konsideron rafinerinë e tij të përpunimit të naftës Abqaiq në Buqyaq si "impiantin më të madh të naftës së papërpunuar në botë".

Objekti përpunon naftën dhe më pas e transporton atë në pikat e transportit në Gjirin Persik dhe Detin e Kuq. Llogaritet se ky impiant mund të përpunojë deri në 7 milion fuçi naftë në ditë.

Rebelët Huthi morën përgjegjësinë për dy sulmet me dronë, në objektet për përpunimin e naftës. Arabia Saudite udhëheq koalicionin që lufton kundër rebelëve Huthi në Jemen që prej marsit të vitit 2015.

Të fundit