Flash News

KRYESORE

Surpriza e pakëndshme për Antonio Banderas, në 60-vjetorin e lindjes rezulton pozitiv me COVID-19

Aktori i njohur Antonio Banderas ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19. Ky lajm është pohuar nga vetë aktori i cili ka treguar përmes Twitter-it se është mirë por pak më i lodhur se zakonisht:  “Dua të shtoj se jam relativisht mirë, thjesht pak më i lodhur se zakonisht, dhe kam besim se do të shërohem sa më shpejt sipas indikacioneve mjekësore. Do ta shfrytëzoj izolimin për të lexuar, shkruar dhe pushuar, si dhe do të vazhdoj të bëj plane për t’i dhënë kuptim të 60-tave, tek të cilat mbërrij me shumë dëshirë dhe iluzion. Përqafime të mëdha për të gjithë ju”. Artistë të tjerë të Hollywood-it që janë infektuar më parë me koronavirus përfshirë Rita Wilson, janë Idris Elba, Mel Ginson etj.

Të fundit