Flash News

KRYESORE

Tabaku: Ekonomia duhet të çlirohet, ka rënie reale të pagave

Tabaku: Ekonomia duhet të çlirohet, ka rënie reale të

Demokratja Jorida Tabaku ka bërë thirrje për ndryshime thelbësore në ekonominë shqiptare, që të ketë më shumë hapësira për tregtarët, sepse shifrat - sipas inspektimit që ajo ka bërë në terren - janë vetëm në rënie.

"Si ka qenë konsumi nga viti 2013 e këtej?", ka qenë pyetja që Tabaku i ka drejtuar një tregtari. "Në rënie. Situata është zero. Akoma më keq. Mendonim se vitin e kaluar nuk mund të kishte më keq dhe nuk e prisnim që ky do ishte kështu", është përgjigjur ai.

"Ideja është që të çlirohet ekonomia. Vetëm kështu do të fillojnë të shiten produktet ushqimore. Kjo gjendje ndodh sepse kemi taksa të larta, uzurpim të të gjitha hapësirave për biznesin e vogël, përqëndrim të ekonomisë në disa duar, rënie reale të pagave. Kjo ka bërë që konsumi të jetë jashtëzakonisht larg asaj që trumbetohet nga propaganda e qeverisë”, ka deklaruar Tabaku.

Partia Demokratike ka gati programin e asaj ekonomik, ku pika më e fortë do të jetë politika e taksave. Sipas Tabakut, ekonomia po përjeton dimrin ekonomik. PD-ja ka dërguar grupe pune të shpërndara në të gjithë vendin, për të bërë një ekzaminim të shqetësimeve që kanë aktualisht tregtarët.

Të fundit