Flash News

KRYESORE

Teatri Kombëtar, debati mes Vokshit dhe Pjetrit: Të kanë urdhëruar të heshtësh

Teatri Kombëtar, debati mes Vokshit dhe Pjetrit: Të kanë

Rreth një vit më parë, Valdrin Pjetri, në postin e drejtorit të Përgjithshëm i Hipotekave, u thirr në Komisionin e Medias dhe Edukimit për të dhënë shpjegime mbi truallin e Teatrit Kombëtar.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi asokohe replikoi me Pjetrin lidhur me informacionin, që sipas PD-së, Hipotekat duhet të japin për këtë truall, ku synohet ndërtimi i një godine të re të rrethuar me kulla biznesi.

Kryeregjistruesi ka thënë se Hipotekat mund të japin informacion vetëm për truallin ku ndodhet toka, jo për tokën private përreth teatrit, pasi sipas tij, nxjerrja e informacionin cënon të dhënat personale.

Vokshi nuk u ndal me kaq, teksa e akuzoi socialistin se “ju nuk keni të drejtë të refuzoni informacionin e klasifikuar”, por se “ju kanë urdhëruar të refuzoni informacionin”.

Replikat në Komision:

Pjetri: E keni informacionin.

Vokshi: Informacioni i sjellë në komision, i pasaktë.

Pjetri: S’kam patur kohë të sjell informacione të tjera. Sqarojmë se zyra mund të japë informacion vetëm për truallin me pronar shtetin. Për të tjerat, askush s’mund të nxjerrë informacion.

Vokshi: Citimet që ju bëni në ligj s’janë të sakta. Po bazohemi në një ligj specific që është  miratuar me votat e mazhorancës. Në bazë të ligjit do ketë specifikime. Kontrolluesi nuk është i detyruar të informojë subjektin. Nëse duhet ne bëjmë përpunimin e të dhënave dhe të ruajmë konfidencialitetin.

Pjetri: Mbrohen nga ligji për të dhënat personale. Nëse ata japin pëlqimin informacioni jepet.

Vokshi: Justifikimet mbi këto ligje janë të pasakta. Ju nuk keni të drejtë të refuzoni informacionin e klasifikuar. Ju kanë urdhëruar të refuzoni informacionin.

https://www.youtube.com/watch?v=FATivj_7d_A

Të fundit