Flash News

KRYESORE

Tërmet i fortë në Korçë, panik te banorët në orët e para të mëngjesit

Korça është zgjuar në panik këtë mëngjes.

Një lëkundje e fortë sizmike me magnitudë 4.8 është ndjerë në Korçë.  Mësohet se epiqendra ka qenë në zonën e Boboshticës, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Elbasan, Gjirokastër, por edhe në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.

Deri tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por vetëm disa dëme materiale. Ndërkohë, nga paniku banorët e Korçës kanë dalë në rrugë.

 

Kujtojmë se edhe disa muaj më parë, në qershor të këtij viti Korça u prek nga një tjetër goditje tërmeti. Nga tërmeti me magnitudë 5.3 Rihter pati disa të lënduar dhe shumë dëme materiale kryesisht në fshatin Floq.

Ndërsa më 21 shtator një tërmet edhe më i fuqishëm me epiqendër në Durrës shkaktoi panik dhe shumë dëme materiale në qytetin bregdetar, Tiranë, Elbasan, etj.

Të fundit