Flash News

KRYESORE

Thaçi ‘luftë’ Kurtit: Javën tjetër ndërmarr hapat kushtetues për formimin e Qeverisë së re

Thaçi ‘luftë’ Kurtit: Javën tjetër

Hashim Thaçi duket se nuk do të dëgojë Albin Kurtin, Kryeministrin në Detyrë, që pas rrëzimit të qeverisë në parlament ka kërkuar shpalljen e datës së zgjedhjeve të parakohshme. Me anë të një njoftimi në Tëitter, Hashim Thaçi thotë se do të ndërmarrë hapat kushtetues për krijimin e qeverisë së re, e aftë për të luftuar koronavirusin. Gjithashtu, Thaçi shprehet se tarifat duhet të hiqen për të marrë mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën.

“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, i aftë për të luftuar  COVID19 dhe për t'i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën”, shkruan Thaçi.

Presidenti i Kosovës i ka bërë disa kërkesa Albin Kurtit për të dërguar një emër për kryeministër, me qëllim formimin e qeverisë së re. Por Kurti kërkon që qeveria e re të dalë nga zgjedhjet e parakohshme, duke cituar, sipas tij, edhe Kushtetutën e Kosovës, që rekomandon zgjedhjet e parakohshme në rastet kur qeveria rrëzohet në Kuvend me mocion mosbesimi.

https://twitter.com/HashimThaciRKS/status/1251871256254783489

Të fundit