Flash News

KRYESORE

The Sun: Shqiptari përdhunon 14 vjeçaren britanike ndërsa pushonte me familjen në Korfuz

The Sun: Shqiptari përdhunon 14 vjeçaren britanike ndërsa

Një shqiptar, punonjës i një hoteli në Korfuz, është akuzuar për përdhunim të një vajze britanike 14 vjeçare, e cila ishte duke pushuar me familjen.

Gazeta britanike ‘The Sun’ raporton se, sipas mediave greke, shqiptari 32 vjeçar u arrestua dje dhe e ka pranuar akuzën për sulm seksual ndaj 14 vjeçares britanike.

Kanë qenë prindërit e vajzës ata që e kanë lajmëruar policinë pas sulmit, i cili ka shkaktuar tronditje tek të gjithë banorët e Dassias, vendi ku ndodhi ngjarja, që është në lindje të Korfuzit.

Kjo është hera e parë që aty raportohet për një sulm seksual të një punonjësi hoteli mbi një fëmijë.

Policia tha se vajza arriti ta identifikonte shpejt agresorin e saj, por hetuesit nuk kanë pranuar të japin detaje të mëtejshme ndërsa hetimet e tyre vazhdojnë.

Sipas burimeve, shqiptari është dorëzuar në polici dhe ka pranuar që ka përdhurnuar 14 vjeçaren dhe prokuroria ka hapur çështjen kundër tij.

Të fundit