Flash News

KRYESORE

Theu rregullat anti-COVID, mbyllet restoranti i famshëm i Nusret

Theu rregullat anti-COVID, mbyllet restoranti i famshëm i Nusret

Restoranti i kuzhinierit të famshëm "Nusret"në Boston, që njihet gjerësisht në rrjetet sociale si “SaltBae” është mbyllur vetëm 5 ditë pas inagurimit. Kjo për shkak të një video të publikuar prej vetë kuzhinierit në rrjetet sociale, ku duket se klientët e shumtë që kishin ardhur në restorant nuk respektonin asnjë masë të protokollit "anti-COVID". Edhe pse në fakt disa prej tyre mbajnë maska

Inspektimi i parë sipas mediave në SHBA, ndodhi në 23 shtator dhe gjeti 9 shkelje, duke përfshirë edhe dy frigoriferë që sipas inspektimit nuk ftohnin si duhej, mosrespektim të rregullave në vendin e larjes së duarve dhe mbajtjes së ushqimit dhe temperaturë jo të duhur të pajisjes së larjes së enëve.

Mësohet se inspektorët u rikthyen edhe në datën 24 shtator dhe panë se shkeljet e konstatuara në vizitën e parë nuk ishin rregulluar.

Të fundit