Flash News

KRYESORE

"Ti po i heq litarin nga fyti Edi Ramës"; Kadilli përplaset me Topallaj: Për të demokratizuar Shqipërinë bëj aleancë edhe me Kim Jong un-in

"Ti po i heq litarin nga fyti Edi Ramës"; Kadilli përplaset

Ish-deputeti demokrat Fatbardh Kadilli, është përplasur ashpër me anëtarin e Bindjes Demokratike Fabian Topallaj përsa iu përket çështjes së listave të hapura dhe ndryshimit të sistemit. I ftuar në studion e “Real Story” në News 24, Kadilli është shprehur se problemi më i madh i Ramës janë koalicionet parazgjedhore.

Sipas Kadillit, Rama i frikësohet futjes së opozitës në zgjedhje si front i bashkuar për këtë arsye kërkon heqjen e koalicioneve. Ndërkohë, Topallaj është shprehur se për të hapur listat dhe demokratizuar Shqipërinë është gati të bëjë marrëveshje edhe me Kim Jong un-in, jo më me Edi Ramën.

Pjesë nga debati:

Kadilli: Ti po i heq litarin nga fyti Edi Ramës...

Topallaj: Për të demokratizuar Shqipërinë bëj aleancë edhe me Kim Jong un-in.

Kadilli: Në opozitë përcaktohen veprimet dhe veprimet tona janë kundër Edi Ramës.

Këta janë duke i hequr litarin nga ftyti Edi Ramës, duke u marrë me listat. Çështja nuk janë listat, nuk është sistemi, por pengimi i koalicioneve për të fragmentarizuar opozitën, për të mos e lejuar atë të punojë e bashkuar. Në këtë mënyrë, me heqjen e koalicioneve Edi Rama po kërkon t’i prishë mundësinë opozitës për të luajtur e gjitha e bashkuar si një front. Do të na prishë mundësinë për t’u futur në garë elektorale të bashkuar si front opozitarë dhe këtë gjë ne nuk duhet t’ja lejojmë.

Të fundit