Flash News

KRYESORE

Tibeti raporton rastin e parë të koronavirusit

Tibeti raporton rastin e parë të koronavirusit

Autoritetet në Kinë raportuan rastin e parë të koronavirusit që shpërtheu fillimisht në Ëuhan, tashmë edhe në Tibet, deri tani rajoni i vetëm që kishte shmangur virusin.

Të martën, Tibeti njoftoi mbylljen e pacaktuar të të gjitha atraksioneve turistike, raportoi gazeta shtetërore People's Daily, duke cituar komitetin rajonal të Partisë Komuniste.

Të gjithë udhëtarët, përfshirë turistët, që hyjnë në Tibet, tani u kërkohet të regjistrohen pranë autoriteteve dhe të karantinohen për 14 ditë.

Tibeti është një zonë autonome e largët dhe malore e Kinës kontinentale që shpesh quhet "çatia e botës".

Ndërkohë, sipas CNN deri tani ka shkuar në 132 numri i viktimave në Kinë, ndërsa të infektuar janë regjistruar mbi 6 të tjerë.

Të fundit