Flash News

KRYESORE

Tjetër kritikë për vendimin e BE, ministri gjerman i Financave: I zhgënjyer nga rezultati!

Tjetër kritikë për vendimin e BE, ministri gjerman i Financave: I

Ministri gjerman i Financave, Peter Altmaier kritikon vendimin e samitit të BE për mosfillimin e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për gazetën gjermane ‘Bild’, Altmaier tha se është në interes të BE anëtarësimi sa më parë i këtyre vendeve.

“Jam i zhgënjyer nga rezultati i samitit. Duhet të pranojmë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë përpjekur fort. Ndaj bisedimet për të dy vendet duhet të nisin sa më parë”-tha ministri gjerman.

Sot dhe nesër Altmaier viziton Malin e Zi, Kroacinë dhe Serbinë.

Të fundit