Flash News

KRYESORE

Trump lajmëron se do të prezantojë nesër planin për t’i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez

Trump lajmëron se do të prezantojë nesër planin për

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump lajmëroi se ditën e nesërme ai do të prezantojë “Marrëveshjen e shekullit”, planin për t’i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez. Nga drejtuesit izraelitë ky plan është përshëndetur, kurse nga ata palestinezë është parë me skepticizëm.

“Është një plan me shumë rëndësi, do të jetë një sugjerim midis Izraelit dhe palestinezëve. Është më i afërti që vjen ndonjëherë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë pas takimit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu duke shtuar “Kam mbështetjen e drejtuesve dhe partive politike izraelite. “Mendojmë se do të kemi edhe mbështetjen e palestinezëve, por do të shohim”.

Sipas Anadoly Agency, zyrtarët palestinezë e kanë refuzuar planin, ndërkohë që presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ka refuzuar kërkesën e presidentit Trump për të biseduar në telefon para se të zbulohet plani.

Sipas mediave të huaja, plani i presidentit Trump është që të njohë sovranitetin e Izraelit mbi pothuajse të gjitha vendbanimet në Bregun Perëndimor të pushtuar, të cilat janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Kjo do ta zhvendoste më tej në lindje territorin palestinez dhe sovraniteti i Izraelit do të njihej në të gjithë Jerusalemin, të cilët palestinezët e kërkojnë të shërbejë si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm. Shteti palestinez do të jetë i demilitarizuar, e ata duhet që të njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Të fundit