Flash News

KRYESORE

Trump shkarkon Këshilltarin e Sigurisë, John Bolton

Presidenti Donald Trump ka shkarkuar nga detyra Këshilltarin e Sigurisë, John Bolton.

Lajmin për shkarkimin e tij e njoftoi vetë Presidenti Trump përmes një postimi në Twitter.

“E informova mbrëmjen e djeshme John Boltonin se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë. Nuk jam pajtuar më shumë prej këshillave dhe sugjerimet e tij”, shkruan Trump në Twitter.

Kujtojmë se Bolton ka ideuar ndarjen e Kosovës, duke lobuar tek presidenti Trump për të aprovuar këtë zgjidhje.

 

Të fundit