Flash News

KRYESORE

"Turneu i Solidaritetit nuk pati transparencë, u paguan lekë për të patur tifozë"

"Turneu i Solidaritetit nuk pati transparencë, u paguan lekë

Gazetari Lirim Zalla sonte ka folur në "Pressing" në lidhje me Evenimentin e Solidaritetit që u zhvillua në “Air Albania Stadium”. Sipas tij, nuk ka patur transparencë nga organizatorët në tri ndeshjet miqësore që u luajtën më 10 janar. Personi përgjegjës ishte ish-lojtari i kombëtares, Andi Lila, kryetar i Sindikatës së Futbollistëve.

"Mendoj se ishte një mision i mirë, dështim i pastër dhe mungesë transparence. Qëllimi ishte absolut në kuptimin e mirë të fjalës, shenjë e mirë, emancipim i futbollit. Nuk ditën ta organizonin, sepse nuk sollën njerëz në stadium. Ditët e fundit u sulën në shkolla dhe paguan nga 5 mijë lekë për të ardhur", deklaroi Zalla.

Ai theksoi se ka prova për këtë. "E kam shumë të sigurt. Në të gjithë botën sapo mbaron aktiviteti, njerëzit njoftohen sa bileta u shitën. Transparenca është e rëndësishme. Nuk do t’i shpëtojnë këto të ardhurat njerëzit e prekur nga tërmeti. Transparenca bën vazhdimësinë. Kur nuk ndodh, nuk do të vijnë më njerëz në stadium", shtoi Zalla.

Të fundit