Flash News

KRYESORE

U denoncua nga PD, Olsian Çela kërkesë KQZ-së për kryebashkiakun e PS: Na vini në dispozicion formularin e vetëdeklarimit

U denoncua nga PD, Olsian Çela kërkesë KQZ-së për

Prokuroria e Përgjithshme i ka drejtuar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i përcjellë sa më parë formularin e vetëdeklarimit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Kërkesa me firmë të kryeprokurorit Olsian Çela vjen pak ditë pasi PD e denoncoi zyrtarin e PS se ka gënjyer në këtë formular, duke fshehur një dënim 3-vjeçar në Greqi për plagosje.

“Kërkojmë përcjelljen sa më parë në Prokurorinë e Përgjithshme të formularit të vetëdeklarimit të z. Qerim Ismailaj si dhe bashkëlidhur çdo verifikim paraprak të kryer nga ana juaj për të vijuar me verifikime më të thelluara”, thuhet në kërkesën e kryeprokurorit.

PD ka denoncuar më herët edhe kryebashkiakë të tjerë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit si Valdrin Pjetri, Agim Kajmaku, Mark Babani.

Të fundit