Flash News

KRYESORE

U dërgua në Dibër me urdhër të Arta Markut, caktohen dy prokurorët e dosjes ‘184’

U dërgua në Dibër me urdhër të Arta Markut, caktohen dy

Pas dërgimit të dosjes së ‘nxehtë’ 184 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësor Dibër, caktohen dy prokurorët që do të vijojnë hetimet.

Prokurorja e Dibrës ka caktuar dy prokurorët Rifat Kojku dhe Belina Zeneli, ata që do të hetojnë dosjen e bujshme, ku pjesë nga përgjimet e saj u publikuan pak kohë më parë nga tabloidi gjerman ‘Bild’.

Sipas ‘news 24’, ky vendim nuk i është nështruar procedurës së shortit, pasi kjo Prokurori ka në përbërje të saj vetëm tre prokurorë.

Kujtojmë se kryeprokurorja e Dibrës, Esmeralda Keshi Cani kishte konflikt interesi me Arben Keshin, ish zyrtar në Ministrinë e Brendshme, i cili doli në përgjimet e Bild në një telefonatë me kryeministrin Edi Rama, të akuzuar për shitblerje votash në 2016-ën.

Shkak për caktimin e dy prokurorëve është fakti se dosja 184 është mjaft voluminoze, ndërsa transferimi erdhi pasi prokurori i çështjes, Klodian Braho, duke ndryshuar cilësimin juridik të veprës penale nga forma e veçantë e bashkëpunimit “grup i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë”.

Të fundit