Flash News

KRYESORE

U infektua nga Covid-19, ndahet nga jeta ish-presidenti i Kongos  

U infektua nga Covid-19, ndahet nga jeta ish-presidenti i Kongos  

Ish presidenti i Republikës së Kongos, Zhak Joaquim Yhombi-Opango, ka ndërruar jetë në Paris pas komplikimeve që erdhën si pasojë e infektimit me coronavirus.

Ai ishte 81 vjeç. Familja e tij tha se ai kishte qenë i sëmurë para se të infektohej me Covid-19.

Z. Yhombi-Opango udhëhoqi Kongo-Brazzaville nga 1977 deri sa u rrëzua në 1979 nga udhëheqësi aktual i vendit, Denis Sassou Nguesso.

Ai kaloi disa vite në burg përpara se demokracia shumëpartiake të futet në 1991 dhe shërbeu si kryeministër derisa shpërtheu lufta civile në 1997.

Ai shkoi në internim në Francë, përpara se të lejohej të kthehej në shtëpi 10 vjet më vonë.

Të fundit