Flash News

KRYESORE

U pyet a bashkëjeton me Rea Xhillarin, shkrimtarja kritikon Cakajn: Përdori një fjalë me shkujdesje, përdorej në diktaturë

Ministri në detyrë i MPJ, Gent Cakaj ishte mbrëmë i ftuar në emisionin ‘Opinion’ e ndër të tjera iu përgjigj edhe pyetjes nëse bashkëjeton me vajzën e Linda Ramës, Rea Xhillarin, siç është përfolur së fundmi në mediat online dhe rrjetet sociale.

Cakaj e hodhi poshtë këtë fakt, madje i cilësoi ‘armiq’ të kryeministrit Rama ata që ngrenë akuza të tilla.

“Kjo është absolutisht i pavërtetë, dashakeqe dhe autorët e kësaj akuze do ballafaqohem në gjykatë. Është një akuzë që vjen nga armiqtë e kryeministrit Rama. Është një gënjeshtër absolute, vjen për të njollosur kryeministrin dhe reformën në Ministrinë e Jashtme. Kjo korrespondon dhe me një iniciativë që kemi marrë në ministri që është lufta kundër nepotizmit dhe klaneve në diplomacinë shqiptare. Janë klane të caktuara po spekulojnë”, tha Cakaj.

Ndërkaq, lidhur me këtë etiketim të atyre që kanë “sulmuar” Cakajn, reagon shkrimtarja e njohur Flutura Açka, e cila i kujton ministrit të ri se fjala “armik” përdorej dikur në diktaturë.

“Sa keq, e gjithë media, të gjitha faqet online, e bënë lajm dyshimin nëse Ministri i Deleguar i Jashtëm i Shqipërisë, zoti Cakaj, fle apo nuk fle me thjeshtrën e KM. A thua se kjo është brenga më e madhe shqiptare. Ajo që më shqetësoi personalisht, ishte fjala "armik i KM", "armiqtë e KM", fjalë që ky djalë i ri përdori me aq shkujdesje. Dikush duhet t'ia shpjegojë atij se në demokraci ka "kundërshtarë politikë", pra njerëz me ide dhe qasje politike ndryshe nga të tuat, në diktaturë të këtillët quhen "armiq". Madje sa më e ngjyrtë të jetë kjo shumëri hijesh politike, aq më e sigurt është demokracia”, reagon shkrimtarja.

Të fundit