Flash News

KRYESORE

“U tërhoqëm se ndërruam kurs me Metën”, Rama u përgjigjet kritikëve: Çfarë iku, iku!

“U tërhoqëm se ndërruam kurs me Metën”, Rama u

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikëve që sipas tij kanë komentuar këto kohë se mazhoranca ka ndryshuar kurs në raportet me presidentin Ilir Meta, pasi Komisioni Hetimor u tërhoq nga propozimi për shkarkimin e tij.

Sipas Ramës, në këndvështrimin e shumicës, Meta duhet të shkarkohet, por po zbatohen rekomandimet e Komisionit të Venecias, e cila konstatoi se janë kryer një sërë shkeljesh, por jo mjaftueshëm sa për t’u shkarkuar.

“U them atyre që e komentojnë këtë vendim si ndryshim të kursit tonë në rast me Metën, jo nuk është i tillë. Kemi menduar se Meta duhej shkarkuar, mendojmë se duhet shkarkuar po ne jemi ndryshe, nga e vjetra dhe e reja.

Mendojmë se shkeljet janë shumë të rënda por në respekt të një të vërtete të thjeshtë që ne asnjëherë nuk i kemi thënë vetes se jemi të pagabueshëm. Ne përfaqësojmë shtetin shqiptar.

Meta meriton të shkarkohet sipas këndvështrimit tonë, por me këtë rekomandim të Venecias si këshilltar të mirë e të distancuar, i nënshtrohemi. Çfarë iku, iku e rëndësishme se çfarë vjen të mos sjellë të reja nga froni i vandalizmave në zyrën e presidentit, ndaj duhet ligji organik që në rast kur presidenti ta ketë hënën mbrapsht në kohë zgjedhjesh, është e shkruar dhe mbaron”, tha Rama.

Lexo edhe: PS tërhiqet nga shkarkimi i Metës, Rama: Iu referuam Komisionit të Venecias, Meta tutor i opozitës

Të fundit