Flash News

KRYESORE

‘Ua kushtoi karrierën pacientëve, por humbi bejetën për jetën e tij’, mesazhet ngushëlluese të politikanëve për ndarjen nga jeta të mjekut Pushi

‘Ua kushtoi karrierën pacientëve, por humbi bejetën

Politikanët kanë shprehur mesazhet e ngushëllimit në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të Arjan Pushit.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi shprehet se të gjithë karrierën doktor Arjan Pushi ua kushtoi qytetarëve dhe pacientëve, e sot humbi dhe betejën për jetën e tij.

"Me trishtim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Profesorit të Universitetit të Mjekësisë, mjekut të shquar Arjan Pushi.  Doktor Arjani, i cili ua kushtoi jetën dhe karierrën e tij qytetarëve dhe pacientëve, humbi betejën për jetën e vet, në luftë me koronavirusin Covid-19.  Ai u shërbeu të sëmurëve deri sa kishte frymë dhe energji, duke mos e marrë në sy rrezikun. I shpreh ngushëllimet familjes, e cila humbi njeriun e vet më të dashur. Mjekësia shqiptare humbi një model të spikatur përkushtimi, shërbimi e vetëmohimi. Kjo humbje duhet të jetë një sinjal alarmi për të gjithë, se koronavirusi nuk ka ikur, rreziku prej tij  është  i madh për të gjithë qytetarët. Të gjithë duhet të mbrojmë jetën tonë, por të bëjmë kujdes edhe për jetët e njerëzve që na rrethojnë. Institucionet duhet të zbatojnë rreptësisht të gjitha protokollet e mbrojtjes, ndërsa qytetarët të ndërgjegjësohen se mbrojtja më e mirë nga Covid-19 është kujdesi individual dhe respektimi rigoroz i rregullave mbrojtëse. Mbrojtja e jetëve është sot një detyrë individuale, njerëzore e kombëtare, e institucioneve, por edhe e qytetarëve,"-shkruan Ruçi.

Kryedemokrati Basha shkruan se është tronditur nga lajmi dhe se  Arjan Pushi ka përjetë mirënjohjen e thellë të gjithë shoqërisë për një jetë në shërbim të njerëzve.

Jam i tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të prof. dr. Arjan Pushit, një misionari të bluzave të bardha që përmes përkushtimit dhe angazhimit të palodhur i dha ndihmë te paçmuar qindra pacientëve të tij.

Gjatë muajve të fundit kam ruajtur një komunikim të rregullt me prof. Arjanin mbi krizën e covid19 dhe gjendjen e kujdesit spitalor në tërësi. Kam mbresa të pashlyeshme nga përkushtimi profesional dhe atdhetar dhe dhembshuria njerëzore e tij.

Asnjë ngushëllim nuk e lehtëson dot dhimbjen e thellë të të afërmve dhe kolegëve të tij. Prof. Dr. Arjan Pushi ka përjetë mirënjohjen e thellë të gjithë shoqërisë për një jetë në shërbim të njerëzve.

Lutjet dhe mendimet e mia janë për familjarët dhe miqtë e tij. Respekti im maksimal është për mjekët që luftuan deri në fund për ta mbajtur në jetë mikun dhe kolegun e tyre dhe që punojnë me të njëjtin përkushtim për çdo pacient. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

Në lidhje me vdekjen e tij, ka reaguar presidenti Ilir Meta, i cili shkruan se kjo është një humbje e dhimbshme dhe tregon që rreziku i virusit nuk ka kaluar dhe se çdo nënvlerësim do të jetë më pasoja për shëndetin dhe ekonominë. Presidenti Meta i bën thirrje qeverisë që të garantojë me përgjegjësi dhe transparencë masat mbrojtëse për personelin mjekësor.

“Tepër e dhimbshme dhe shokuese humbja e jetës së Profesorit të nderuar të Universitetit të Mjekësisë, Doktor Arjan Pushi, hematologut të shquar me një kontribut të spikatur në dekada në sistemin tonë shëndetësor. Kjo është humbja e parë e jetës nga mantelbardhët tanë, të cilët prej disa muajsh po ndeshen në vijën e parë me këtë pandemi, që tregon se jo vetëm rreziku nuk ka kaluar, por çdo nënvlerësim do të jetë me pasoja tepër serioze për shëndetin, jetën dhe ekonominë. Ndaj apeloj nevojën për të forcuar përqendrimin e të gjithë institucioneve për respektimin me rigorozitet nga të gjithë të protokolleve shëndetësore, si dhe përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të garantuar me përgjegjësi dhe transparencë të gjitha masat mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe personelin e tyre mbështetës, të cilët rrezikojnë shëndetin e tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne. Ngushëllimet më të ndjera familjes Pushi, të afërmve dhe kolegëve të Profesorit, për këtë humbje të madhe të pazëvendësueshme”, shkruan Meta në Facebook.

Të fundit