Flash News

KRYESORE

Ulqinaku fton studentët e qytetarët shkodranët që jetojnë në Tiranë: S'kemi zhgënjyer kurrë; bashkohuni në protestë

Ulqinaku fton studentët e qytetarët shkodranët që

Ish-depuetja Izmira Ulqinaku ka ftuar të gjithë qytetarët shkodranë të cilët jetojnë në Tiranë, që t’i bashkohen protestës së sotme.

“Shkodra nuk ka zhgënjyer kurrë”, shprehet Ulqinaku, ndërsa thekson më tej se ata me energjitë e tyre kanë mbajtur lartë zërin e aksionit opozitar.

“Shkodranët nuk kanë zhgënjyer kurrë, ata me energjinë e tyre, kanë mbajtur lart zërin e aksionit opozitar.

Ftoj të gjithë të rinjtë, studentët dhe shkodranët që jetojnë në Tiranë të bëhen pjesë e protestës së ditës së sotme në ora 18:30, para Kryeministrisë së krimit.

Duhet të tregojmë se ky vend nuk mund të qeveriset duke vjedhur votat, degraduar institucionet dhe duke varfëruar shqiptarët.

#ramaik #ShqiperiaSiEuropa, shprehet Ulqinaku.

Të fundit