Flash News

KRYESORE

Vdekja e 3-vjeçarit në Durrës, flet nëndrejtori i spitalit: Erdhi nga kopështi pa tension dhe puls

Vdekja e 3-vjeçarit në Durrës, flet nëndrejtori i

Një fëmijë 3 vjeçar ndërroi jetë në Durrës ditën e sotme. Pas ngjarjes së rëndë ka folur nëndrejtori i Spitalit të Durrësit Genti Kavaja, për gazetaren Klodjana Haxhiaj.

Ai u shprehur se fëmija  mbërriti në poliklinikë pa puls dhe pa tension, por nuk ka dashur të flasë më shumë deri në përfundim të hetimeve.

“Fëmija mbërriti në Poliklinikë pa puls dhe pa tension. Iu dha ndihma nga mjekët kardiologë. U lajmërua urgjenca, por fëmija humbi jetën rrugës. Është ngritur grup pune për të verifikuar shkakun. S’mund të themi asgjë deri në fund të hetimeve”, ka deklaruar nëndrejtori i spitalit të Durrësit.

Fëmija 3-vjeçar, ka shfaqur të vjella teksa ndodhej në një kopsht privat në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar, por fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës për në spital.

Të fundit