Flash News

KRYESORE

Video: "Bisha" Marku nuk njeh rival, dominon dhe fiton sërish!

Video: "Bisha" Marku nuk njeh rival, dominon dhe fiton sërish!

Florian Marku e ka nisur si duhet karrierën në boksin profesionist, pasi në 6 ndeshje i ka fituar të gjitha. Shqiptarit u ndesh mbrëmjen e djeshme në Manchester kundër Nathan Bendon për peshën 67 kilogramë.

Djali ynë nuk e vuri për asnjë moment në dyshim fitoren, pasi e dominoi kundërshtarin e tij duke fituar me vendim unanim 60-55. Dueli ishte me 6 raunde, ndërsa Marku mori 5 prej tyre dhe barazoi te një raund, duke u bazuar te pikët e gjyqtarëve.

Marku ka shumë tifozë në Angli të cilët nuk munguan as në këtë ndeshje në përkrahje të boksierit shqiptar. Flamujt kombëtar u valëviten në impiantin dhe mes tyre nuk mund të mungonte dhe një përkrahës i zjarrtë i tij si Granit Xhaka. Mesfushori i Arsenalit e ka ndjekur Markun në të gjitha ndeshjet e tij.

https://twitter.com/ultimateboxxer/status/1205629086883860481?s=20

Të fundit