Flash News

KRYESORE

Video: Liverpool nuk ndalet, Salah fundos Watfordin

Video: Liverpool nuk ndalet, Salah fundos Watfordin

Liverpooli nuk ndalet dhe arrin fitoren e radhës kundër Watford-it me rezultatin 2-0. "Redsat" mposhtën me lehtësi ekipin e vendit të fundit. Ekipi vendas e dominoi ndeshjen nga fillimi në fund.

Salah arriti të zhbllokonte rezultatin në minutën e 38'. Një kundërsulm vrasës i Liverpoolit u finalizua si duhet nga Salah. Firminho pasoi mjaft mirë për Mane, që pa lëvizjen e mirë të Salah. Egjiptiani shmangu kundërshtarin dhe e dërgoi në rrjetë për 1-0.

Liverpooli nuk u ndal as në pjesën e dytë. Vendasit shënuan me Mane, por goli u anulua. Kur u mendua se ndeshja do të mbyllej me rezultatin 1-0, ishte Salah që dyfishoi 2-0 në minutën e fundit të ndeshjes. Të kuqtë thellojnë avantazhin me Leicesterin dhe Manchester City-n. Kampionati ka qenë fantastik me 16 fitore dhe 1 barazim.

Të fundit