VOA: Ish-deputetit të LSI-së i është refuzuar viza amerikane. Komenton Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Vasili ishte e ftuar në studion e Zërit të Amerikës në Uashington, ku komentoi krizën politike në Shqipëri. Para përfundimit të intervistës, gazetarja Menada Zaimi e pyeti Kryemadhin nëse është e vërtetë së Z. Petrit Vasili i është refuzuar këtë vit viza amerikane, duke iu referuar informacioneve të tyre.

Kryemadhi i mohoi këtë: “Jo nuk besoj që i është refuzuar viza zotit Vasili. Nëse ka një njeri më pa probleme është Vasili, por nuk e vë dorën në zjarr, as për fëmijët e mi as për bashkëshortin tim. Por në çdo rast, çdo ndarje informacioni në raste të tilla me Ambasadën Amerikane dhe me LSI do të jemi të gatshëm. Por mos harrojmë se Vasili ka qenë një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Lu për Reformën në Drejtësi”, u shpreh Kryemadhi.

Gazetarja më tej shtoi se janë mbi 150 zyrtarë të lartë që u është refuzuar viza amerikane, si të përfshirë në afera korruptive.