Flash News

KRYESORE

Vota e emigrantëve, Vasjari propozon: Të kenë një numër përfaqësuesish në parlament

Vota e emigrantëve, Vasjari propozon: Të kenë një numër

Analisti Arjan Vasjari mendon se emigrantët duhet të kenë një numër përfaqësuesish në parlament duke qenë se gjysma e popullsisë jeton jashtë vendit. Në “Real Story” në News24 ai tha se kjo çështje ka mbetur e pasqaruar.

Nuk kam dëgjuar të flitet për çështjen e elektoratit pasiv. Ka plot formula që tu japin mundësi dhe të zgjidhen.

Nuk më rezulton që është kjo këtu. Asnjë vend nuk e ka gjysmën e popullsisë jashtë vendit si ne. 

Nëse i fton ata që të shprehen përse nuk iu japim të drejtën të kenë përfaqësuesit e tyre. Duke qenë gjysma e popullsisë jashtë, ne duhet t’u lëmë atyre një numër përfaqësuesish në parlament. Për mua është emergjente, duhet t’u kishim dhënë zgjidhje”, tha Vasjari.

Të fundit