Flash News

KRYESORE

Vrasja e mikut të Ervis Martinajt dhe biznesmenit në Laç, jepet masa e sigurisë për 21-vjeçarin e dyshuar

Vrasja e mikut të Ervis Martinajt dhe biznesmenit në Laç, jepet

Jepet masa e sigurisë për 21-vjeçarin Kreshnik Tusha, i cili dyshohet si njëri nga autorët e vrasjes së dyfishtë në Kurbin mbrëmjen e 30 majit.

Në atentat mbeti i vdekur Bujar Lika, i njohur edhe si miku i Ervis Martinajt, si dhe biznesmeni Paulin Markaj alias Gjergji.

Gjykata e Kurbinit vendosi masën ‘arrest me burg’ për 21-vjeçarin, ndërsa ndodhet në Spitalin e Traumës, pasi në ngjarje mbeti i plagosur me një plumb në këmbë.

Tusha ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e dyfishtë në Laç, megjithatë pritet përgjigja e analizimit të njollave të gjakut për të vërtetuar përfshirjen ose jo të tij në këtë ngjarje.

Të fundit