Flash News

KRYESORE

Vuçiç kërkon territor për të hequr dorë nga Kosova: Çdo zgjidhje, është fundi im politik

Vuçiç kërkon territor për të hequr dorë nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është i bindur se cilado qoftë zgjidhja për çështjen e Kosovës, karriera e tij politike do të përfundojë me nënshkrimin e marrëveshjes.

Duke folur për gazetën ‘Kurrir’, Vuçiç ka theksuar se “çfarëdo zgjidhje të jepet për Kosovën, serbët kurrë nuk do të më falin."

“Në Serbi festohen vetëm disfatat dhe luftërat”, ka shtuar Vuçiç.

President serb nuk ka e fshehur kërkesën e tij për faktorët ndërkombëtar që ndikojnë në çështjen e Kosovës, se vendi i tij përpara se nënshkruajë një marrëveshje do të shoh se çfarë do të përfitojë “edhe në kuptimin territorial”.

Vuçiç nuk ka saktësuar nëse kërkon territorin e veriut të Kosovës apo synimet e tij janë për copëtimin e Bosnje-Hercegovinës dhe bashkimin e Republikës Srpska me Serbinë.

Të fundit