Flash News

KRYESORE

I vunë gjobë 10 000 euro, kapen në flagrancë dy të rinjtë gjobëvënës

I vunë gjobë 10 000 euro, kapen në flagrancë dy të

Shtrënguan me dhunë një shtetas për dhënie pasurie, arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma e lekëve që do t’u jepte si gjobëvënie. Më datë 20.08.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda, Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin “Diamantët”, në kuadër të të cilit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– Enea Duraj, 26 vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në Tiranë

– Renato Toska, 28 vjeç, lindur në Ballsh dhe banues në Tiranë

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit:

– E. H., 31 vjeç

Pas një pune hetimore profesionale për hetimin e ngjarjes së ndodhur më datë 19.08.2017, ku shtetasit e sipërpërmendur dyshohet se kanë grabitur me dhunë shtetasin R. S., në vendin e njohur si Yrshek, Tiranë, ku i kanë marrë një sasi monetare dhe disa sende të cilat ky shtetas i mbante në çantë, ka rezultuar se:

Nga hetimi me metoda speciale, rezultoi se këta shtetas, më pas e kanë kanosur shtetasin R. S., me qëllim përfitimin e shumës monetare prej 10 000 Euro.

Në momentin e ndërhyrjes nga Forca Operacionale, janë konstatuar shtetasit Enea Duraj dhe Renato Toska, të cilët janë arrestuar në kohën e dorëzimit të kësaj shume monetare.

Gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma monetare prej 5000 Euro dhe 300 000 Lekë të reja, të cilat i janë vënë në dispozicion nga shtetasi R. S.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga Nenet 139-25 dhe 109/b të Kodit Penal.

Të fundit