Flash News

KRYESORE

Zbardhet ngjarja/ Po rregullonin kondicionerin, punëtori qëllon shokun me plumb në kokë

Zbardhet ngjarja/ Po rregullonin kondicionerin, punëtori qëllon shokun

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në paraditen e sotme, ku një i ri mbeti i plagosur rëndë, pasi u qëllua me plumb në kokë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Tiranë shpallën në kërkim autorin e dyshuar, shtetasit L.V, banues në Tiranë.

Policia njofton se rreth orës 11.30, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një vilë trekatëshe, i plagosuri Indrit Çelaj ishte duke kryer punime për kondicionimin e vilës në pronësi të shtetasit B.K.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Çelaj u konfliktua me shtetasin L.V,e ky i fundit nxori pistoletën dhe e qëlloi atë në kokë. Menjëherë ai u largua nga vila, ndërkohë që i riu u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë.

Policia po vijon kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar L.V. Ndërsa 26 vjeçari i plagosur ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të fundit