Flash News

KRYESORE

"Zero tatim fitimi për biznesin e vogël", Ahmetaj prezanton nismën e re të qeverisë: E gjitha pjesë e Planit Kombëtar 2030

"Zero tatim fitimi për biznesin e vogël", Ahmetaj prezanton

Ish ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, përmes një deklarate për shtyp ka bërë të ditur se qeveria shqiptare heq taksat për të gjitha bizneset e vogla me një xhiro vjetore prej 14 milionë lekësh deri në vitin 2029.  Sipas Ahmetaj e gjithë kjo është pjesë e jetësimit të një plani kombëtar 2030.

Jam këtu sot për të komunikuar me qytetarëve avancimin e planit kombëtar 2030. Ky plan do të jetë i detajuar, me reforma konkrete dhe me projekte konkret dhe me kalendarizim, muaj pas muaj e vit pas viti. Brenda planit kombëtar 2030, siç e ka konfirmuar dhe kryeministri Edi Rama, do të ketë një masë të rëndësishme për shumicën e shqiptarëve që punojnë në sektorin privat. Për shqiptarët që punojnë në biznesin e vogël. Kryeministri dje ka komunikuar iniciativën për çlirimin nga taskat per te gjithe biznesin e vogël deri në xhiron 14 milionë lekë. Zero tatime. Zerimi i tatimit mund te shoqerohet me heqje te vleres se tatimit te shtuar”, tha Ahmetaj.

Të fundit