Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet e 13 tetorit, ish-deputeti i LSI kushtëzon pjesëmarrjen

Zgjedhjet e 13 tetorit, ish-deputeti i LSI kushtëzon pjesëmarrjen

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka dilema për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e 13 tetorit – datë e caktuar nga presidenti Ilir Meta. Në studion e lajmeve në Ora News, Spahiu e kushtëzon vendimin e opozitës me largimin ose të kryeministrit Rama deri në Tetor.

Sipas tij, qëndrimi i Edi Ramës në postin e kryeministrit nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Kauza themelore e opozitës është situata politike pas 2017. Pra ishin zgjedhje që të gjithë e pamë se si shkuan, se si u menaxhuan, kemi përgjime që tashmë janë bërë një histori e njohur për të gjithë shqiptarët. Opozita duke mos pasur organet ligjzbatuese, ose mosveprimi i Gjykatave për këto shkelje mjaft të rënda të zgjedhjeve, ose dhunimit të votës, vuri si kusht të sajin, ose "dënoi" Ramën duke thënë se nuk shkojmë në zgjedhje me Ramën kryeministër.

Them që është një kërkesë normale e një vendi demokratik kur qartazi shihen funksionarë të lartë të qeverisë, me kryeministrin vetë që përfshihen në biseda me oficerë policie që nuk kanë pikën e lidhjes me fushatën. Aq më rëndë kur flitet për strategji të veçanta të zgjedhjeve në 2016.  Kauza e opozitës është një argument mjaft i fortë  dhe them që opozita bën mirë që kësaj kauze i qëndron fort. Themeli i gjithë këtyre problemeve është vota e lirë.  Nëse nuk zgjidhemi nga vota e lirë e shqiptarëve kjo punë kështu do të vazhdojë”, ka sqaruar Spahiu.

Të fundit