Flash News

KRYESORE

Zheji dyshon: Rama u detyrua të distancohej nga Valdrin Pjetri

Zheji dyshon: Rama u detyrua të distancohej nga Valdrin Pjetri

Analisti Artur Zheji në një prononcim për portalin e tij, 360 gradë, ka komentuar dorëheqjen e Valdrin Pjetrit, kandidatit për kryebashkiak të Shkodrës dhe distancimin e kryeministrit Rama. Zheji lë të kuptohet se kryeministri Rama mund ta ketë shkarkuar ate pa dëshirën e tij, pavarësisht se nuk jep ndonjë argument për këtë.

“Jo, jo… nuk kam përgjigje për këtë… ju kam edhe miq dhe doni të më rifusni në debate të parakohshme. Pjetri dha dorëheqjen, apo jo? Opozita e kapi mossinqeritetin e tij. Kryeministri e shkarkoi, me dëshirë ose pa dëshirë, kjo s’ka rëndësi. Më duket se nëse do të vijonin gjërat kështu, opozitë e ashpër dhe qeveri që mbrohet përmes dorëheqjeve, punët do të shkojnë më mirë në vjeshtën politike që po afron… ja, nuk ju lashë fare pa përgjigje, ju, miqve të 360grade, që duheni përgëzuar në këtë verë të nxehtë”, deklaron Zheji.

Për analistin, zgjedhjet vendore duhet të organizohen në 13 Tetor, pasi kështu thotë Kushtetuta, ndërsa shton se do të vijojë të jetë pjesë e televizionit Ora Neës, që do të ndryshojë format duke u kthyer në televizion gjeneralit.

“Zgjedhjet e Tetorit janë ligj Kushtetues, nuk e di, të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kur të kemi një të tillë… Faleminderit për pyetjet, dëgjohemi shpejt njëherë tjetër… dhe një gjë, pavarësisht se flitet shumë për ndryshime në mediat elektronike shqiptare, kam përshtypjen se televizioni Ora News do të ketë surpriza befasuese. Por është herët të flasim…”, përfundon Zheji.

Të fundit