Flash News

KRYESORE

Zjarr i madh në zonën e Pashalimanit, nisen helikopterë nga ajri

Zona e Pashalimanit është përfshirë nga një zjarr masiv.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se momentalisht është bërë ndërhyrja nga ajri për të shuar flakët pasi ndërhyrja nga toka ishte shumë e vështirë për shkak të terrenit të keq.

Sipas raportimeve të deritanishme zjarri nuk rrezikon bazën detare të Pashalimanit.

 “Nis operacioni nga ajri për shuarjen e vatrës masive të zjarrit në zonën e Pashalimanit. Një helikopter i Forcës Ajrore i pajisur me mjetet e posaçme është përfshirë në operacion. Sipas raportimeve të deritanishme zjarrin nuk rrezikon bazën detare të Pashalimanit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Të fundit