Flash News

KRYESORE

Zjarret në Athinë, zonat e banuara në rrezik

Zjarret në Athinë, zonat e banuara në rrezik

Athina po përballet jo vetëm me temperatura tepër të larta, por edhe nga kërcënimi i flakëve të zjarreve.

Dje, flakët përfshinë një pyll që shkoi fare pranë zonave të banuara në periferi të kryeqytetit helen. Për pasojë, dy shtëpi u dëmtuan, por pa pasoja në njerëz.

Autoriteti i mbrojtjes civile sqaroi për mediat se flakët ishin aktive rreth orës tre të mëngjesit në periferinë lindore Peania, në një zonë e dominuar me pisha.

Më shumë se 130 forca zjarrfikëse zbarkuan në vendngjarje për të ndaluar përhapjen e flakëve në zonat e banuara përreth. Edhe avionët zjarrfikës nga qielli ndihmuan në operacion.

Shërbimet e emergjencave janë në gatishmëri të lartë që nga e premtja, pasi ekspertët paralajmëruan se kjo ishte hera e parë që nga 2012-ta që në vend shihej një kombinim i kushteve kaq të rrezikshme, temperaturë e lartë, erë e fortë dhe lagështi e ulët.

Të fundit