Flash News

KRYESORE

ZYRTARE: FSHF shtyn Flamurtari-Teuta, mësoni kur do të luhet ndeshja

ZYRTARE: FSHF shtyn Flamurtari-Teuta, mësoni kur do të luhet ndeshja

FSHF ka vendosur që ndeshja ndërmjet Flamurtarit dhe Teutës të shtyhet për ditën e nesërme. Sifda u ndërpre për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe të dy ekipet nuk mund të riktheheshin në tapet.

Delegati i ndeshjes në konsultim me gjyqtarët dhe stafet e të dy skuadrave ka vendosur që takimi të luhet nesër prej orës 12:00. Takimi nisi prej orës 13:00, por u luajtën vetëm 9 minuta për të kuptuar se ndeshja nuk mund të vazhdonte më. Të dy ekipet ishin dakord duke parë furtunën që ka mbërthyer qytetin e Vlorë.

Të fundit