Flash News

KRYESORE

21-vjeçari shqiptar qëllon për vdekje drejtorin e fabrikës në Zvicër - Politiko.al

21-vjeçari shqiptar qëllon për vdekje drejtorin e fabrikës

Një 21-vjeçar, shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një fabrike në  zvicerane.

Fabrizio C., drejtorit 44-vjeçar të një fabrike orësh ishte baba i dy fëmijëve.

Mediat vendëse e kanë identifikuar si Alexander M., 21 vjeç me prejardhje të huaj, ndërkohë blick.ch duke folur për shkaktarin e vdekjes së fabrikantit shkruan se ai është një “zviceran me prejardhje kosovare”.

Po kështu shkruajnë edhe mediat në gjuhën italiane, në rajonin ku ka ndodhur vrasja, e cila ka shkaktuar tronditje në kantonin jugor të Zvicrës, në Tiçino, shkruan Albinfo.ch.

Ngjarja:

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ora 4:30, dy persona qëndrojnë në hyrjen e garazhit nëntokësor para klubit të natës “La Rotonda”. Më i riu prej tyre e godet të vjetrin me karate, duke e rrëzuar përdhe, ku ai mbetet pa shenja jete.

I riu pastaj e lë viktimën dhe niset të largohet gjakftohtë nga vendi i ngjarjes. Mirëpo, atë e ka parë një nga personat e sigurimit të lokalit, i cili e kap dhe e mban kosovarin deri sa të vijë policia. Ndërkohë autoambulanca e dërgon të lënduarin rëndë në spitalin e Luganos. Por babai i dy fëmijëve (8 dhe 9 vjeç) vdes pas pak nga pasojat e lëndimit.

Tashmë hetimet janë drejtuar ndaj Alexander M. i cili fajësohet për goditje vdekjeprurëse. Por përse ai e ka sulmuar drejtorin e fabrikës së orëve nga Stabio, është ende e paqartë. Ka mundësi që të kenë pasur ndonjë përplasje të vogël ose edhe të mos ketë pasur asgjë mes tyre, shkruan blick.ch. Por, shqiptari i akuzuar, në “Facebook” prezantohet si një maço, brutal, muskuloz, me vetura të shpejta.

Komuna dhe rrethi i miqve të Fabrizios reagojnë të tmerruar. Edhe politikani i partisë Lega, Norman Gobbi, i cili është drejtor për sigurinë në kantonin ku ndodhi ngjarja, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e 44-vjeçarit, me të cilin ka qenë së bashku në shërbimin ushtarak.

 

Të fundit