Flash News
Vdes 22-vjeçari në Porto Romano, rrëzohet nga shkallët e anijes
Berisha publikon skandalin: Skapi i partisë fshehu dokumentin që tregonte se Rama ndryshoi destinacionin e zonës
Berisha: Për të mbrojtur Edi Ramën, shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës
BBC world Questions (e plotë) / Qeveria Rama ‘nxin’ edhe në anglisht për një audiencë dhjetëra milionëshe
Kërkon pafajësinë, Fredi Beleri dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë
Një alarm për bombë është lëshuar në Paris pasi policia ka hasur në një 'objekt të dyshimtë' në një zonë pranë një vendi të Lojërave Olimpike.
Zona përreth stacionit të trenit Porte de Paris në Saint-Denis është rrethuar ndërsa policët presin mbërritjen e një skuadre të specializuar për bomba, raporton Bild.
Stacioni, i vendosur afër stadiumit Stade de France, ku janë pritur Lojërat Olimpike që prej ditës së djeshme, është mbyllur gjithashtu për shkak të kërcënimit.
Raportohet se stadiumi ishte bosh kur u dha alarmi për bombë këtë pasdite, pasi seanca e parë olimpike e ditës përfundoi në orën 13:00.
Seanca e dytë e mbrëmjes do të nisë në orën 17:40 ku qindra sportdashës do të shkojnë sërish në stadium.
Por mbetet e paqartë nëse stacioni i trenit i prekur do të rihapet deri atëherë.