Flash News
Goditet grupi i shpërndarësve të dr*gës, lëshohen 9 urdhër-arreste
Aksident në rrugën e Unazës, dy persona të plagosur
Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt Athinës
Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka pretendime nga efektivi për presion
Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para nga policia
Dhoma e Përfaqësuesve miraton ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe Izraelin
Dhoma e Përfaqësuesve Kongresit amerikan miratoi të shtunën me mbështetje të gjerë dypartiake ndihmën ushtarake prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, mes kundërshtimeve të republikanëve të vijës së ashpër.
Legjislacioni tani kalon në Senatin me shumicë demokrate, i cili miratoi një projekt-ligj të ngjashëm më shumë se dy muaj më parë.
Udhëheqësit amerikanë që nga presidenti demokrat Joe Biden e deri tek kreu i republikanëve në Senat Mitch McConnell, i kishin kërkuar prej kohësh kryetarit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, ta hidhte atë në votim.
Demokratët dhe republikanët bashkuan votat për të mbështetur projekt-ligjin, pas një beteje disamujore lidhur me pjesën e ndihmës ushtarake shtesë për Ukrainën ndërsa ajo vazhdon përpjekjet për të zmbrapsur agresionin rus.
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi pjesën e ndihmës për Ukrainën prej 61 miliardë dollarësh, me një mbështetje dërrmuese, në një demonstrim të fortë të mbështetjes amerikane.
Edhe ndihma prej 26 miliardë dollarësh që ndihmon Izraelin dhe ofron ndihmë humanitare për banorët e Gazës, u miratua lehtësisht.
Një pjesë e paketës ligjore mbi sigurinë kombëtare, si edhe një tjetër për ndihmën për aleatët e Shteteve të Bashkuara në Indo-Paqësor, u miratuan me shpejtësi.
Legjislacioni shkon tani në Senat, ku miratimi i tij në ditët në vijim është thuajse i siguruar.
Presidenti Joe Biden i bëri thirrje Senatit të votojë me shpejtësi dhe ta dërgojë atë në Shtëpinë e Bardhë, në mënyrë që ai ta nënshkruajë, duke e kthyer në ligj.
“Sytë e botës janë drejtuar ndaj nesh dhe historia do të gjykojë se çfarë po bëjmë sot”, tha kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, republikani, Michael McCaul./ VOA