Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Ata arritën marrëveshje për një armëpushim. Por, për çfarë armëpushimi se?
Tre vjet pas fillimi të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini njoftuan më 18 mars arritjen e një marrëveshje të gjerë, e cila synon ndërprerjen e konfliktit që i ka vrarë dhe plagosur më shumë se 1 milion burra në të dyja anët.
Marrëveshja u bë e ditur pas një bisede telefonike gati dy orësh mes presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin. Kjo ishte biseda e dytë telefonike nga presidenca Trump dhe mbase më e rëndësishmja deri tani.
Ukraina, e përballur me trysni të madhe nga Shtëpia e Bardhë, e kishte nënshkruar paraprakisht propozimin amerikan për armëpushim 30-ditor, me kusht që edhe Rusia ta bënte të njëjtën.
"Përfundimi im kryesor këtu është se Moska ndihet goxha rehat me Trumpin, por për arsye të tjera nga ato që i përmendin pothuajse të gjithë", tha për Radion Evropa e Lirë Nikolai Sokov, ish-diplomati rus që tani punon në Qendrën e Vjenës për Çarmatim. "Moska mund të negociojë me Trumpin, ndërsa Evropa këmbëngul se pozicioni i saj është i drejtë dhe duhet pranuar pa negociata".
Sa i përket veprimeve të drejtpërdrejta ushtarake, marrëveshja nuk ndryshon asgjë në fushën e betejës, ku trupat ruse, deri së voni, kanë vazhduar ta dobësojnë mbrojtjen ukrainase përgjatë një vije fronti prej 1.100 kilometrash.
Trupat ukrainase po tërhiqen nga rajoni Kursk i Rusisë, të cilin e kishin pushtuar gati shtatë muaj më parë në përpjekje për të lehtësuar barrën në pjesë të vijës së frontit dhe për ta siguruar një kartë negociuese për bisedimet e ardhshme për paqe.
Një element i rëndësishëm i marrëveshjes së 18 marsit është përqendrimi tek infrastruktura energjetike.
Të paktën nga nëntori i vitit 2022, Rusia e ka goditur rëndë rrjetin energjetik të Ukrainës: termocentrale, linja transmetimi, transformatorë dhe nënstacione - një strategji që synon ta lodhë dhe ta terrorizojë popullsinë civile të Ukrainës.
Përballë këtyre sulmeve, Ukraina ka luftuar për t’i mbajtur ndezur dritat dhe ngrohjen, por ka arritur të përballojë situatën falë zgjuarsisë vendase dhe mbështetjes së madhe nga Perëndimi.
Në të njëjtën kohë, Ukraina ka përshpejtuar zhvillimin e industrisë së saj të dronëve dhe madje të raketave lundruese, të cilat i ka përdorur gjithnjë e më shumë për të shënjestruar infrastrukturën energjetike të Rusisë: rafineritë e naftës, tubacionet dhe objektet ushtarake.
Duke folur në një konferencë për shtyp në Helsinki, presidenti ukrainas Zelensky, i cili në të kaluarën ka shprehur mbështetje për një armëpushim që përjashton veprimet tokësore, duket se e kritikoi marrëveshjen e re.
“Ne gjithmonë kemi mbështetur idenë për të mos goditur objektivat energjetike, si dhe objektivat në det, prodhimin e ushqimit dhe transportin”, tha Zelensky pas telefonatës mes Kremlinit dhe Shtëpisë së Bardhë.
“Tani, duhet të kuptojmë se cilat janë hollësitë e kësaj marrëveshjeje. Ne nuk i dimë ende”, shtoi ai.
"Kjo mund të jetë një mënyrë për të qenë më afër një armëpushimi", tha Zelensky. "Hap pas hapi. Por, pjesa tjetër mbetet statistika të realitetit: qindra dronë dhe raketa vazhdojnë të bien jo mbi fushën e betejës, por kudo".
Themeli për armëpushimin u arrit në Xhedah, Arabinë Saudite, pas takimeve mes delegacioneve ukrainase dhe amerikane. Dy ditë më pas, Putini iu përgjigj propozimit me një përgjigje që mund të përkufizohet si "po, por".
"Gjatë bisedës, Donald Trump propozoi që palët në konflikt të përmbahen reciprokisht nga sulmet ndaj objekteve të infrastrukturës energjetike për 30 ditë", thuhet në deklaratën e Kremlinit mbi telefonatën e 18 marsit. "Vladimir Putin iu përgjigj pozitivisht nismës dhe menjëherë i dha ushtrisë ruse urdhrin përkatës".
Ndalimi i kufizuar i sulmeve ndaj objekteve energjetike në Ukrainë – dhe në Rusi – është një fitore për Kievin.
Megjithatë, mund të përfundojë si një fitore edhe më e madhe për Moskën, tha Sokov.
“Vini re se për 30 ditë, Rusia do të vazhdojë të prodhojë armë dhe do të jetë në gjendje t’i rifillojë sulmet në shkallë të gjerë nëse është e nevojshme”, tha ai për REL-in.
“Ndërkohë, Ukraina nuk do të mund t’i riparojë plotësisht dëmet në infrastrukturën energjetike, nga e cila ka humbur një të tretën, sipas vlerësimeve të ndryshme”, shtoi ai.
Çfarë mungoi në bisedime – të paktën në njoftimet publike nga Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë – ishte përmendja e centralit bërthamor të Ukrainës në Zaporizhja, i cili është më i madhi në Evropë dhe i dërguari amerikan Steve Witkoff kishte thënë se mund të ishte në tavolinën e bisedimeve.
Nuk u përmend as njohja e Krimesë ukrainase, të aneksuar prej Moskës, nga SHBA si territor rus, diçka që ishte thënë se mund të ndodhte.
Ashtu siç nuk u përmendën ambiciet e Ukrainës për t’u bërë anëtare e NATO-s, gjë që Moska e kundërshton ashpër dhe madje e ka cituar si arsyetim për vendimin e saj për të pushtuar atë në shkurt të vitit 2022.
Deklarata e Shtëpisë së Bardhë përmendi çështje më të gjera gjeopolitike – një shenjë drejt një pozite që Moska po e mbështet: që çdo marrëveshje me Uashingtonin duhet të jetë marrëveshje më e gjerë, e cila preken edhe çështje që nuk kanë lidhje me Ukrainën.
Kjo është temë e përsëritur për Putinin, i cili ka përdorur termin "shkaqet rrënjësore" – një shprehje e shkurtër për pakënaqësinë e Kremlinit me tërë marrëdhëniet ndërkombëtare pas Luftës së Ftohtë.
Por, zgjerimi i bisedimeve përtej vetë Ukrainës ishte diçka që pasardhësi i Trumpit, Joe Biden, e kundërshtonte.
"Liderët u pajtuan që lëvizja drejt paqes do të fillojë me një armëpushim për energjinë dhe infrastrukturën, si dhe negociata teknike për zbatimin e një armëpushimi detar në Detin e Zi, armëpushim të plotë dhe paqe të përhershme", tha Shtëpia e Bardhë.
"Këto negociata do të fillojnë menjëherë në Lindjen e Mesme", njoftoi ajo.
"Ata diskutuan gjithashtu nevojën për të ndaluar përhapjen e armëve strategjike dhe do të angazhohen me vende të tjera për të siguruar aplikimin më të gjerë të mundshëm", thuhet në komunikatë. "Dy liderët ndanë pikëpamjen se Irani nuk duhet të jetë kurrë në pozicion për ta shkatërruar Izraelin".
Po ashtu, nuk është e qartë nëse ndryshimi i hollë në formulim midis komunikatave është i rëndësishëm: "infrastrukturë energjetike" sipas Kremlinit kundrejt "energji dhe infrastrukturë" sipas Shtëpisë së Bardhë.
Dhe përhapja e armëve strategjike – bërthamore apo tjera – ka qenë synim i lehtë që Uashingtoni dhe Moska e kanë ndarë në të kaluarën, derisa mosbesimi dhe dyshimet politike hynë në përpjekjet për këtë.
Dy shtetet – që mbajnë dy arsenalet më të mëdha bërthamore në botë – janë ende të lidhura nga traktati i fundit i madh i kontrollit të armëve midis tyre, megjithëse ai pritet të skadojë vitin e ardhshëm, dhe nuk ka pasur asnjë përpjekje për të filluar bisedimet për një traktat pasues.
Në fund, megjithatë, zgjerimi i fushës së bisedimeve përshtatet me shpresat më të gjera të Kremlinit për një ripunim më të gjerë të rregullave ndërkombëtare: dëshira e Moskës për t'u trajtuar si një barasvlerë nga Shtetet e Bashkuara - siç ishte gjatë Bashkimit Sovjetik./REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38