Flash News

KRYESORE

Botohet manuali i parë mbi "Historinë Gojore"

Botohet manuali i parë mbi "Historinë Gojore"

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) ka publikuar manualin e parë mbi Historinë Gojore. Ky manual është shkruar nga  Jonila Godole, Kailey Rocker, dhe Edlira Agolli synon që të inkurajojë mësuesit e shkollave të mesme, nxënësit dhe studiuesit e rinj që të mësojnë më shumë rreth historisë gojore dhe procesit të intervistimit.

Botimi është mbështetur nga KAS dhe në këtë manual do të gjeni mjetet e nevojshme për t’i përfshirë këto intervista në detyrat dhe projektet kërkimore në shkollat e mesme. Për të arritur këto objektiva, materiali është organizuar në mënyrë të tillë, ku disa kapituj trajtojnë zhvillimin e historisë gojore dhe metodave të intervistimit, nga fillesat e saj dhe deri te përcaktimi bashkëkohor.

Të fundit