KRYESORE

Dalin fotot e fundit të avokatit Besnik Muços përpara zhdukjes

Besnik Muço është avokati i cili rezulton i zhdukur prej disa javësh. Shqiptarja.com ka publikuar dy foto ku në njërën teksa qëndron pranë një vajze të vogël në një zonë bregdetare, kur ka qenë me pushime në Shqipëri.

Ndërsa në një fotografi tjetër ai ndodhet në praninë e të gjithë familjes, gruas, vajzës dhe djalit të tij, të cilët nuk i shfaqim për arsye privatësie, me rastin e ditëlindjes së djalit të tij, çka mendohet se është edhe fotografia e fundit në të cilën shfaqet Muço përpara zhdukjes së tij të mistershme.

Besnik Muço ka qenë Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme deri në vitin 1997. Pas lënies në këtë vit të detyrës si prokuror në organin qendror të akuzës, sipas familjarëve, Besnik Muço ka kërkuar azil politik në Itali.

avokati

avokati

Të fundit