Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Vetëm protesta dhe mosbindja e pamposhtur është rruga për realizimin e qëllimeve tona

Berisha: Vetëm protesta dhe mosbindja e pamposhtur është rruga

Qytetarët vijojnë tubimin tek Rruga e Shpresës, në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha.

Kryedemokrati përshëndeti qëndrestarët teksa tha se mosbindja civile e vazhdueshme dhe e pamposhtur, janë rruga e vetme për të realizuar qëllimet madhore të demokratëve.

“Miqtë e mi, në këtë betejë ju jeni bërë shembulli më i shkëlqyer. Jeni bërë shembulli i frymëzimit. Shembulli i qytetarit atdhetar. Shembulli i qytetarit të pamposhtur. Në këtë betejë ju keni përcaktuar rrugën e fitores. Rrugën e betejës për mbarë shqiptarët!

Të dashur miq, sot çdo opozitar pret me padurim fitoren ndaj një regjimi të pamëshirë, antishqiptar që po e zhbin Shqipërinë nga shqiptarët.

Po shpopullon këtë vend sa asnjë pushtim tjetër në histori.

Por sot çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë si drita e diellit se vetëm protesta e vazhdueshme, vetëm protesta e pamposhtur, vetëm mosbindja civile e vazhdueshme dhe e pamposhtur është rruga për realizimin e qëllimeve tona madhore.

Është rruga për përmbysjen e narkoqeverisë. Është rruga për krijimin e qeverisë teknike. Për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe fitoren e padiskutueshme të opozitës”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit