Flash News

Ditari i Opozitës

Hoxha: Veliaj tashmë është një ‘game over’

Hoxha: Veliaj tashmë është një ‘game over’

Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha tha se dosja e Veliajt është një nga dosjet më të kopsitura me fakte për socialistët.

I ftuar në 'Kafe Shqeto', Hoxha u shpreh se Veliaj do të rrijë gjatë në burg dhe se SPAK pritet të publikojë dosjen me akuza të tjera.

"Në radhë të parë, ja vlejti pritja sepse dëgjuam kryeministrin e vendit të vetëinkriminohet. Zotëria tha se ka takuar dëshmitarët e thirrur në Spak duke bërë të njëjtën gjë si zonja Bushka dhe nëse ky vend ka drejtësi, kryeministri duhet thirrur menjëherë për tu marrë në pyetje lidhur me me këtë aktivitet, që është pengimi i zbulimit të së vërtetës, që është vepër penal.

Së dyti, bëri presion publik që është ushtrim i ndikimit të paligjshëm mbi drejtësinë, dhe ëhstë vepër penale, publikisht akuzoj edhe gjyqtarin dhe kjo është një vepër penale, akuzoi dhe intimidoi prokurorët dhe u mor me detajet e çështjes, a thua se fustanet e Arjolës do duhet tja tregonte SPAK-u Ramës dhe jo gjykatës, siç është kodi penal.

Në këtë kontekst ai Noc Rroku që thoshte drejtësinë e bëra unë dhe partia socialiste, tani Noci ka ngelur në dorë, Rroku është në burg e ky është problem i Ramës sot.

Ndryshimi që ndodhi në SHBA ju ka prerë krahtë të majtës që ndodhet në Shqipëri ku dosja e Veliajt është një nga dosjet e kopsitur me fakte, një nga dosjet më të mira që kanë përpiluar për socialistët e tjerë.

Megjithatë, kjo nuk është e vetmja dosje e publikuar, ai vetëm sa ka futur këmbët aty, Veliaj do të rrijë gjatë në burg, nuk është akoma i akuzuar për inceneratorin, apo vjedhjet me klanin Xhafaj dhe me një ndërtues tjetër e shumë shpejt SPAK do të ketë një akuzë për të, akuzë edhe për shkatërrimin e ‘Teatrin Kombëtar’, Veliaj tashmë është ‘Game Over’", tha Hoxha.

Të fundit