Flash News

Ditari i Opozitës

"Jepja votën PS-së, ndryshe s'ta ze më me dorë djalin e sëmurë", Denoncimi i Çollakut për mjeken në Klos

"Jepja votën PS-së, ndryshe s'ta ze më me dorë

Deputeti i PD-së i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Kreshnik Çollaku ka denoncuar rastin e një mjeke në zonën e Klosit, e cila ka detyruar një familje për t'ia dhënë votën Partisë Socialiste.

Sipas Çollakut, mjekja e zonës i kishte kërkuar një babai që të zinte be djalin e sëmurë se do ja jepte votën PS-së, ndryshe ajo nuk do ja zinte më fëmijën me dorë.

"Një rast që do ta ndjek deri në fund, kam bërë fushatë në rrethin e Klosit. Ky kishte një fëmijë me sëmundje kronike dhe mjekja e zonës ishte një eksponente e PS-së. shkoj atje i takoj dhe më thotë do të jap votën. Pas një jave më merr kyburri në telefon dhe më thotë jam në hall të madh me ty, më ka ardhur doktoresha e djalit në shtëpi dhe i thashë me burrni do tja jap Kreshnikut dhe më tha doktoresha që djalin që ke sëmurë do e zësh be tani dhe votën do ja japësh PS-së se unë nuk do ta prek me dorë. Nuk ka më politikë, ai personazh dhe unë do ta bëjë betejën e jetës, s'mund të jetë më njeri ai personazh. I thashë tij babait që mos i prish benë e djalit dhe mos ma jep votën mua." tha Çollaku në FaxNews

Të fundit