Flash News

Ditari i Opozitës

“Nuk ka Samit pa protestë”, Berisha: Do ndjekim shembullin e Francës, Gjermanisë e SHBA

“Nuk ka Samit pa protestë”, Berisha: Do ndjekim shembullin e

Kreu i PD, Sali Berisha ka folur sërish për protestën e 6 dhjetorit, në të njëjtën ditë kur zhvillohet edhe samiti i BE-Ballkani Perëndimor.

Në një takim me banorët e njësisë nr 7 në Tiranë, Berisha tha se nuk ka samit pa protestë. Sipas tij, shqiptarët duhet të ndjekin shembullin e qytetarëve të lirë të Francës, Italisë, Anglisë, SHBA-së, Gjermanisë se me protestën dëshmohet se asgjë nuk mund të mposhtë të drejtën e tyre për tu dëgjuar.

Berisha: Këto ngjarje janë, protesta, do ta quaja më europiane që shqiptarët kanë organizuar pas dhjetorit të vitit 1991, protestë në të cilën populli opozitar do të jetë i tëri në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në një mision të madh, për të përfaqësuar aty, përkushtimin, vlerësimin, qëndrimin ndaj vlerave të demokracisë, dhe atyre evropiane.

Njerëzit të cilët kanë respekt për lirinë, dinjitetin e tyre, të drejtat e tyre, përdorin protestën si zë të tyre. Përdorin protestën për të dëshmuar se asgjë nuk mund të mposhtë të drejtën e tyre për tu dëgjuar.

Njerëzit të cilët tremben, kanë frikë, zgjedhin heshtjen, ngushëllojnë veten me ç’më duhet mua dhe vazhdojnë në orbitën e njerëzve të shtypur.

Ne të tillë nuk jemi. Ne do të ndjekim shembullin e qytetarëve të lirë të Francës, Italisë, Anglisë, SHBA-së, Gjermanisë dhe të çdo vendi tjetër të cilët në çdo samit të lidërve të Europës apo botës, pavarësisht se gëzojnë liritë dhe të drejta pakrahasimisht më shumë se ne janë në protestë.

Nuk ka samit pa protestë. Të tilla ndodhin vetëm në vende diktatoriale ku protestat janë të ndaluara, ku diktatorët mblidhen dhe nuk pipëtin asgjë.

Edi Rama po bën gjithçka për të krijuar këtë tabllo dhe në Shqipëri, por ne kurrë nuk do ta lejojmë. Ne do të jemi në shesh me të madh e të vogël.

Të fundit