Flash News

Ditari i Opozitës

Sali Berisha do të rikthehet në Kuvend pas 11 muajsh

Sali Berisha do të rikthehet në Kuvend pas 11 muajsh

Ish-kryeministri Sali Berisha do të rikthehet në Kuvend më 3 dhjetor, pas 11 muajsh në masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Berisha do të marrë pjesë në seancën ku do të miratohet buxheti nen për nen, në një rikthim që sjell ndryshime të rëndësishme për pozicionin e tij në sallën plenare.

Pas vendimit të SPAK-ut dhjetorin e kaluar, kur Berishës iu hoq imuniteti, shumë gjëra kanë ndryshuar.

Tashmë, ai është ligjërisht kryetar i Partisë Demokratike dhe do të ulet në rreshtin e katërt, një lëvizje e bërë me kërkesë të kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Në krah të tij do të jenë deputetët Flamur Noka dhe Jorida Tabaku.

Megjithatë, pavarësisht njohjes si kryetar ligjor i PD-së, Berisha vazhdon të mbetet i përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së dhe në Kuvend figuron ende si deputet i pavarur.

Ky rikthim shënon një moment të rëndësishëm në jetën politike të Berishës dhe marrëdhëniet e tij me institucionet dhe grupin parlamentar demokrat.

Të fundit