Flash News

KRYESORE

Dollapi: Plani i PD për zgjedhje të parakohshme, kjo qeveri duhet të marrë fund

Dollapi: Plani i PD për zgjedhje të parakohshme, kjo qeveri duhet

Sekretari Organizativ Sahit Dollapi, gjatë një interviste me Alfons Zenelin në Shijak TV, vuri në dukje se muaji gusht nuk ishte një periudhë pushimesh për demokratët, por muaji i një pune voluminoze për të forcuar fizionimë elektorale të Partisë Demokratike.

“PD ka një strukturë gjigande me 71 degë brenda vendit, 6 degë jashtë vendit, 872 grupseksione dhe mbi 5700 seksione, që korrespondojnë me qendrat e votimit dhe ku është bërë një punë kolosale për një organizim më të mirë, për identifikimin e çdo resursi dhe aktivizinin në çdo kohë për përballjen elektorale. Qëllimi kryesor i kësaj pune të jashtëzakonshme është përgatitja e partisë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë. Në synojmë që këto të jenë zgjedhje të lira e të ndershme, ku përballja të jetë për alternativën më të mirë dhe jo për të fortin, kriminelin apo banditin e rradhës.”- u shpreh Dollapi.

Duke iu referuar edhe raportit të OSBE/ODIHR-it, Sekretari Organizativ i PD, theksoi se zgjidhja e vetme që vendi të mos shkojë drejt humnerës ekonomike dhe politike janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Kjo qeveri, që i ka bërë vendit dëme të mëdha, duhet të marrë fund. Vendi ka nevojë jetike për një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, që t’u garantojë shqiptarëve të drejtën themelore për të zgjedhur vetë qe qerinë që duan. Në çdo kohë që kjo të vijë, PD dhe strukturat e saj janë gati të ndezin motorrët e fitores”- theksoi Dollapi.

Të fundit