Flash News
Plagoset me armë zjarri i riu shqiptar në Greqi
Çfarë po ndodh? Bie Facebook, Instagram dhe WhatsApp
Aksident në Vlorë, makina përplas çiftin dhe vajzën e tyre 3-vjeçare
Konfirmon FIFA: Kupa e Botës 2034 do të zhvillohet për herë të parë në Arabinë Saudite
Aksident në Lezhë, i riu përplas me makinë 68-vjeçarin
Goditet grupi që shiste drogë në Vlorë e Fier, 11 të arrestuar e 2 në kërkim
Policia e Vlorës në bashkëpunim me atë të Fierit, ka goditur një grup që shiste doza kanabis dhe doza të drogave të forta në këto dy qytete.
Raportohet se në kuadër të operacionit policor të koduar “Labirinti” janë arrestuar 11 persona, tre prej të cilëve ndodheshin në burg, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Më konkretisht në pranga janë vënë shtetasit: Fatjon Omeri, 34 vjeç, Jurgen Bidaj, 25 vjeç, Drini Gjika, 24 vjeç, Arbri Osmeni, 32 vjeç, Erion Shameti, 42 vjeç, Iris Heqimaj, 29 vjeç, të gjithë banues në Fier, Neim Hasani, 33 vjeç, banues në Tepelenë dhe Klevis Xhafa, banues në Tiran.
Po ashtu, janë lëshuara masa arresti edhe për shtetasit Emauriso Kuka, 18 vjeç, Ervis Kuka, 21 vjeç, vëllezër të cilët aktualisht vuajnë dënimin në burg për veprën penale “Vrasja” dhe Ardjan Halili, 54 vjeç, i cili vuan dënimin në burg për veprën penale “Mashtrimi”.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas, ndërsa është arrestuar edhe një i mitur 17-vjeçar, pasi është kapur me doza kanabisi, në banesë.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin doza të drogave të forta dhe kanabisi, në Vlorë dhe në Fier. Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.